
Alice Little po hedh në gjyq Guvernatorin e Nevadas për bllokimin e shtëpive publike si masë kundër koronavirusit. Një nga sektorët që ka pësuar dëme të mëdha financiare në të gjithë botën nga koronavirusi është ai i ofrimit të shërbimeve erotike.
Kjo përfshin Alice Little, e cila konsiderohet prostituta me të ardhurat më të larta në këtë fushë në SHBA. Ajo ka nisur mbledhjen e fondeve online për të përballuar shpenzimet e procesi gjyqësor ndaj guvernatorit Steve Sisolak. Prostituta më e famshme në SHBA kërkon të mbledhë 50 mijë dollarë, por aktualisht është ende larg qëllimit të saj sepse ka grumbulluar vetëm 8 mijë dollarë.
“Vendimi i guvernatorit për të mbajtur shtëpitë e seksit të mbyllura është një shkelje e qartë e të drejtave të punonjësve ligjorë të seksit në Nevada”, tha ajo në një deklaratë.
Në dokumentet ligjore citohet se prostitutat ligjore duhet të lejohen të ofrojnë shërbimet e tyre nga shtëpia e tyre ose në një hapësirë tjetër private, për sa kohë që shtëpitë publike qëndrojnë të mbyllura.