minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Në Shkup po mjekohen 480 pacientë, ka shtretër të lirë - Struga.info


Në Shkup po mjekohen 480 pacientë, ka shtretër të lirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 37 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 480 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 15 persona. Një pacientë është pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në Institutin e TBC-së, tre në repartin e ORL-së dhe katër në Klinikën e Dermatologjisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 9 pacientë të ri me Covid-19, 13 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 56 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Advertisement

Për momentin, 24 pacientë janë duke u trajtuar në kovid-qendrën pranë Klinikës e Lëkurës, 36 pacientë në Klinikën e Neurologjisë, dhe një total prej 45 pacientësh me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin e TBC-së. Në Klinikën e Syve po trajtohen 17 pacientë kurse dhe në Klinikën e ORL-sl 23 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologji janë shtrirë 25 pacientë.

Në Spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 109 pacientë me Covid-19, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive 151 pacientë. Në spitalin e Kozles ka 31 pacientë, prej të cilëve 9 janë fëmijë kurse 22 janë të rritur.

Gjithsej 480 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 40 shtretër të lirë.

Advertisement

The post Në Shkup po mjekohen 480 pacientë, ka shtretër të lirë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy