minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Grubi dhe Zaev kanë biseduar për situatën në Fondin Pensional - Struga.info


Grubi dhe Zaev kanë biseduar për situatën në Fondin Pensional

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot tha se me kryeministrin Zoran Zaev kanë biseduar për situatën me Fondin Pensional nga ku kanë vendosur që bashkërisht t’i shqyrtojnë shkrimet e mediave dhe deklaratat e të punësuarve në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe dhe praninë e bashkëshortit të drejtoreshës Biljana Jovanovska.

“Do ta shqyrtojmë bashkërisht, t’i shohim të thënat në mediat dhe punonjësve dhe më pas do të ndërmerren masa. Bashkëshorti i saj nuk punon në atë institucion dhe nuk ka çfarë të kërkojë posaçërisht nuk mund të japë urdhra ndaj punonjësve të tjerë në Fondin Pensinal”, tha Grubi.

Grubi i bëri thirrje drejtorit të Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Fatmir Iseni që të merret me këtë çështje, ndërsa nga Inspektorati thonë se nuk mund të veprohet në terren për shkak se inspektorët janë në fazën e licencimit.

Ndryshe, në media u shfaqën video ku shihet se si hiqen shkrimet në gjuhën shqipe dhe se si bashkëshorti i drejtoreshës qëndron në institucion./Telegrafi/

Advertisement

The post Grubi dhe Zaev kanë biseduar për situatën në Fondin Pensional appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy