“Bella” godet Francën e Britaninë, stuhia ndërpret furnizimin me energji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Bella” godet Francën e Britaninë, stuhia ndërpret furnizimin me energji

Një stuhi e fortë ka goditur të gjithë Francën Veriore dhe jugun e Mbretërisë së Bashkuar, duke lënë mijëra familje pa energji elektrike. Udhëtimet ajrore gjithashtu u pezulluan pasi stuhia Bella shkaktoi shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në rajon.

 

Në të gjithë Anglinë juglindore, më shumë se 1,300 njerëz u evakuuan pasi moti i keq ka shkaktuar përmbytje dhe erëra të forta. Në 98 lokacione të ndryshme janë dhënë alarme për përmbytje. Hekurudhat në lindje të Londrës dhe në Kent janë bllokuar nga inertet.

 

Advertisement

Ishulli Ëight ishte më i godituri nga stuhia Bella me erëra që arritën deri në 170 kilometra në orë, të ngjashme me fuqinë e një uragani. Disa drejtues automjetesh mbetën të bllokuar nga përmbytjet.

 

Ndërsa në Italinë Veriore kanë nisur reshjet e dëborës të cilat kanë arritur trashësinë 10 cm duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy