minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Nxënësit prej sot në pushim, mësimi në Maqedoni vazhdon më 21 janar - Struga.info


Nxënësit prej sot në pushim, mësimi në Maqedoni vazhdon më 21 janar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni, prej sot (31 dhjetor) do të jenë në pushim dimëror, me çka edhe përfundon gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2020/2021.

Nxënësit do të jenë në pushim deri më 21 janar, kur edhe duhet ta nisin gjysmëvjetorin e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ndryshimeve në kalendarin për organizim të punës së shkollave, gjysmëvjetori i parë nisi me një muaj vonesë, gjegjësisht 1 tetor, ndërsa numri i ditëve mësimore është ulur nga 180 në 159.

Pushimi dimëror është në periudhë sikurse vitin e kaluar, ndërsa edhe pse kishte kërkesa për pushim të mëhershëm, ato nuk u pranuan.

Advertisement

Derisa nxënësit do të jenë në pushim, kuadri mësimor dhe palët tjera do të kenë mundësi që deri më 20 janar të dërgojnë komente, propozim dhe sugjerime për draft-konceptin e ri për arsimin fillor.

Ai parasheh që disa lëndë të integrohen në disa të tjera, dhe të mos mësohen si të veçanta, në mesin e tyre dhe lënda e historisë./Telegrafi/

The post Nxënësit prej sot në pushim, mësimi në Maqedoni vazhdon më 21 janar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy