
15 urdhër arreste, 4 masa sigurie arrest ne shtëpi dhe 3 detyrim paraqitje
u ekzekutuan pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për kultivim të lëndëve narkotike nga nje grup i strukturuar kriminal.
Ndërsa një person tjetër u shpall në kërkim ,shtetasi Teki.D, qe u kap pak me vone.
Pas 7 muajve hetime, opeacioni “Gjergjova” zbuloi veprimtarinë kriminale të disa punonjësve të policisë në Skrapar si dhe të funksionarëve lokale.
Mes të tjerëve, në pranga ra edhe Nerirtan Naska, shef i stacionit të policisë se Poliçanit, që është lënë aktualisht në arrest shtëpie.
Prokuroria bëri të ditur ndërkohë, se kryeplaku i fshatit Çorrogjaf dhe administratori i njësisë Tërpan, bashkëpunuan me njëri tjetrin, duke lejuar kultivimin e 5045 bimëve kanabis sativa, ndërkohë që u është sekuestruar sasia prej 176 kg lëndë narkotike e paketuar e gatshme për tu trafikuar.
Gjatë përgjimeve telefonike dhe kontrolleve në terren rezultoi se te arrestuarit kishin ndërtuar impiante vaditjeje për bimët narkotike.
Arrest shtëpie për Neritan Naskën”, shefi i policisë Poliçan
“Arrest me burg” për policët Klement Zeqo, Bardhyl Çela e Astrit Duro
“Arrest shtëpie” për Kreun e Nj. Adm Tërpan, Edmond Zotko
“Arrest shtëpie” për kryeplakun e Fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamaj
“Arrest me burg” për Arben Leklin, Sefedin Dokajn, Alban Bendon
“Arrest me burg” për Fation Beshirin, Selfo e Esmrald Kaposhin
“Arrest me burg” për Zylyftar Zhijdran, Ilia Ballon, Olgert dhe Elson Dusho
“Arrest me burg” për Teki Dushon dhe detyrim paraqitje për Fuat Dushon
“Detyrim paraqitje” për Enver Muçajn dhe Ilir Shimin
“Arrest me burg për Altin Sulën dhe Redjan Shimin
“Arrest në shtëpi” për Anxhela Beshirin