minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Apasiev do të kërkon dëmshpërblim për përgjim të paligjshëm - Struga.info


Apasiev do të kërkon dëmshpërblim për përgjim të paligjshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, dje me ftesë të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, si palë e dëmtuar, paraqiti një deklaratë me shkrim në lidhje me përgjimin e paligjshëm të komunikimeve personale.

Bëhet fjalë për rastin e njohur në opinion si “Shënjestra-Fortesa”.

“Me të ashtuquajturën Prokuroria Speciale Publike (PSP) kam marrë një vërtetim për përgjimin e paligjshëm të komunikimeve të mia, unë informoj Gjykatën se ndihem i dëmtuar për shkak të përgjimit të paligjshëm, domethënë “përgjimi i bisedave të mia telefonike për një periudhë të gjatë kohe.

Gjithashtu nëse pas procedimit në Gjykatë vërtetohet përgjegjësia dhe ofruesi i shërbimit të telekomunikacionit (ONE/VIP/A1), përdoruesi i të cilit është Apasiev, dhe në numrin e telefonit të të cilit është aplikuar në mënyrë të paligjshme një masë e posaçme hetimore për përgjimin e paligjshëm të komunikimeve personale, ai gjithashtu paraqet një kërkesë për dëmshpërblim nga kompania për dëmin që ai ka pësuar”, thuhet në deklaratën e Apasievit./Telegrafi/

Advertisement

The post Apasiev do të kërkon dëmshpërblim për përgjim të paligjshëm appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy