Hyundai mini ”45” makina inteligjente për… fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hyundai mini ”45” makina inteligjente për… fëmijë

Shpiket një makinë e re elektrike nga kompania Hyundai, por në një version ekskluzivisht për fëmijë.

Prodhuesi i makinave zbuloi detajet e makinës së saj minielektrike, të frymëzuar nga makina koncept ”45”, përmes një filmi të shkurtër në YouTube.

Video tregon gjithashtu se si përdoret teknologjia ”Emotion Adaptive Vehicle Control” për të mbështetur pacientët e vegjël të spitalit të fëmijëve Sant Joan de Déu në Barcelonë, ​​brenda projektit ”Little Big e-Motion”.

Bazuar në inteligjencën artificiale, teknologjia EAVC optimizon mjedisin sipas informacionit të mbledhur brenda dhe jashtë automjetit.

Advertisement

Hyundai po udhëheq zhvillimin e kësaj teknologjie të gjeneratës së ardhshme si pjesë e një bashkëpunimi kërkimor akademik me Massachusetts Institute of Technology (MIT).

Teknologjia EAVC monitoron shprehjet e fytyrës, rrahjet e zemrës dhe shkallën e frymëmarrjes, duke kombinuar të gjitha me hyrjen në automjet, duke përfshirë shpejtësinë, përshpejtimin, zhurmën dhe dridhjet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy