Stevo Pendarovski dënon djegien e flamurit të Bullgarisë në Vevçani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stevo Pendarovski, kryetari i Maqedonisë së Veriut me një postim në Facebook ka dënuar djegien e flamurit të Bullgarisë në karnevalin e Vevçanit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Djegia e flamurit të Republikës së Bullgarisë gjatë karnevalit në Vevçani është e palejueshme dhe është për tu dënuar. Në mes fqinjëve është i patjetërsueshëm ndërimi i besimit, mirëkuptimit dhe respektimit” thotë Pendarovski.

Përndryshe, në Vevçani është organizuar karneval si çdo vit tjetër. Policia e ndaloi organizimin e karnevalit me arsye masat për mos shpërndarjen e virusit COVID-19. /Telegrafi/

Advertisement

The post Stevo Pendarovski dënon djegien e flamurit të Bullgarisë në Vevçani appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy