Gjermania porosit vaksinat për vitin 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania porosit vaksinat për vitin 2022

Gjermania po porosit vaksinat për vitin 2022, nëse nevojiten doza përforcuese, për ta mbajtur popullsinë imune ndaj mutacioneve Covid-19, tha të shtunën ministri i Shëndetësisë Jens Spann. Ai tha se është bërë përparimnë furnizimin dhe shpërndarjen e vaksinave, duke shtuar se 2.3 milionë gjermanë kanë marrë tashmë një dozë.

“Tani po porosisim vaksina shtesë për vitin 2022, në mënyrë që të kemi të paktën disa në dispozicion. Askush nuk e di nëse do të na duhet një dozë përforcuese. Me kapacitetin e prodhimit që tani po zgjerohet, ne do të porosisim vaksina të tjera. Nëse na duhen, ato do të jenë në dispozicion.”

Në të njëjtën kohë, qeveria gjermane nuk dëshiron t’u japë përparësi të moshuarve mbi moshën 65 vjeç që të kenë akses në vaksinën AstraZeneca Covid-19, duke cituar mendimin e ekspertëve të saj që dyshojnë në efektivitetin e saj për këto mosha. 

Opinioni i ekspertëve gjermanë bie në kundërshtim me atë të Agjencisë Evropiane të Barnave, e cila miratoi përdorimin e vaksinës në BE për qytetarët mbi 18 vjeç, pa kufizim moshe.

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë Jens Spann konfirmoi se ai do të zbatojë vendimin e ekspertëve gjermanë. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy