Panovski: Regjistrimi të organizohet në ambiente të hapura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi enti për statistikë prezantojë metodologjinë e regjistrimit në Maqedoni për në muajin prill, 2021 ka reaguar epidimiologu Nikolla Panovski duke kërkuar që regjistrimi të organizohet në ambiente të hapura që mos shtohen rastet e infektimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rreth mesit të muajit maj regjistruesit e popullatës dhe bizneseve mund të bëjnë regjistrimin në hapësira të hapura apo në vende para shtëpive. Regjistruesit e kanë patjetër që të kenë maska mbrojtëse për të mbrojtur veten dhe qytetarët. Ndërkohë që regjistrimi të bëhet, duhet që të menaxhohet në atë mënyrë që të zhvillohet edhe vaksinimi i popullatës” tha mes tjerash Panovski.

Panovski ka qenë një ndër mjekët më të zhurmshëm në Maqedoni i cili shpesh herë ka kritikuar vendimet e Qeverisë në kohën e pandemisë globale COVID-19. /Telegrafi/

Panovski: Regjistrimi të organizohet në ambiente të hapura shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy