minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Bujar Osmani për vizitë pune në Beograd, bisedon me Brnabiqin dhe Daçiqin për bashkëpunim ekonomik dhe politik - Struga.info


Bujar Osmani për vizitë pune në Beograd, bisedon me Brnabiqin dhe Daçiqin për bashkëpunim ekonomik dhe politik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë qëndrimit të tij në Serbi, Ministri Bujar Osmani realizoi takime të ndara me Presidentin e Kuvendit Popullor Ivica Daçiq si dhe me Kryeministren Ana Brnabiq.

Në takimin në Qeveri, Ministri Osmani përcolli gatishmërinë për realizimin e Sesionit të Tretë të Përbashkët të dy Qeverive, si një impuls shtesë pozitive për zhvillimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin të përgjithshëm midis dy vendeve.

“Jam i bindur se seanca e përbashkët e Qeverisë do të jetë konfirmim i marrëdhënieve të ngushta, por edhe mundësi e shkëlqyeshme për të intensifikuar iniciativat për bashkëpunim më të madh në ekonomi, infrastrukturë, energji dhe të gjitha aspektet e tjera që përcaktojnë dinamikën e marrëdhënieve midis dy vende “, tha gjatë bisedimeve Osmani. U bisedua edhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.

Gjatë vizitës në Parlamentin e Serbisë, Osmani u prit nga Kryetari i Kuvendit Popullor, Ivica Daçiq, ku diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, duke theksuar mundësi të shumta për promovimin e tij midis organeve më të larta legjislative, përmes aktiviteteve konkrete dhe të përbashkëta midis grupeve të miqësisë në parlamentet e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Advertisement

Si pjesë e vizitës së punës në Beograd, Osmani gjithashtu u takua me Presidentin Vuçiq dhe homologun e tij Nikola Selakoviq./Telegrafi/

The post Bujar Osmani për vizitë pune në Beograd, bisedon me Brnabiqin dhe Daçiqin për bashkëpunim ekonomik dhe politik appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy