Izraeli nis lehtësimin e masave pas vaksinimit, kurse Gjermania vijon protestat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli nis lehtësimin e masave pas vaksinimit, kurse Gjermania vijon protestat

Në Serbi ka mbërritur sasia e katërt me 150,000 vaksina si kontingjent i parë, i siguruara nga kompania Astrazeneca. Presidenti Aleksandër Vuçiç bëri të ditur se kjo arritje vjen si rezultat i bashkëpunimit trepalësh mes Serbisë, Britanisë së Madhe dhe Indisë.

 

“Përpara se të vijnë vaksinat nga programi COVAX, të cilat priten në fund të marsit ose fillim të prillit, ne synojmë të vaksinojmë të paktën 1.2 milion njerëz. Kjo përbën 20 për qind të popullsisë së rritur”, tha Vuçiç.

 

Advertisement

Pas dërgesës së kësaj të diele, Serbia konsiderohet një nga vendet e pakta në botë, ku qytetarët e saj do të jenë në gjendje të zgjedhin midis katër vaksinave të ndryshme kundër koronavirusit, Pfizer dhe BioNtech, Sputnik V, Sinopharm dhe tashmë AstraZeneca, e cila u miratua nga Bashkimi Europian në fund të muajit janar.

 

Ndërkohë Izraeli është vendi i parë në botë që po i rikthehet normalitetit gradualisht pasi ka vaksinuar rreth 50 % të popullsisë. Bizneset dhe një pjesë e shkollave tashmë janë hapur por mbajtja e maskës dhe distancimi fizik janë ende në fuqi.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, në Berlin vijojnë protestat kundër masave kufizuese.

 

Të ashtuquajturit, skeptikë ndaj Covid-19 mbajtën një marshim të heshtur në kryeqytetin gjerman. Vendi hyri në një bllokim të dytë në muajin nëntor, me dyqane jo-thelbësore, palestra dhe aktivitete të tjera të mbyllura.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy