Komiteti i Agjencisë Evropiane të Barnave njoftoi se ka nisur rishqyrtimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit, sputnik 5. Sipas ekspertëve, ky proces ka për qëllim të përshpejtojë procesin e miratimit të vaksinës në 27 vendet e BE-së.
Sipas të dhënave, injektimi i dy dozave të Sputnik 5 tregoi efektivitet ne nivelin afro 91 për qind tek pacientët që kishin simptoma të sëmundjes COVID-19. Gjithashtu po verifikohen edhe dy vaksinat e tjera Curevac dhe Novavax.
Ndërkohë, javën e ardhshme, ekspertët pritet të vendosin për miratimin ose jo të vaksinës së kompanisë Johnson & Johnson.
Advertisement