minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Sot 10 viktima dhe 333 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


Sot 10 viktima dhe 333 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.259 teste, ndërsa janë regjistruar 333 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup – 182, Kavadar – 22, Kumanovë dhe Ohër nga 20, Tetovë – 15, Manastir – 11, Prilep – 9, Negotinë – 8, Veles dhe Resnjë – 7, Gostivar – 6, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 3, Strugë, Kërçovë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Kratov nga 2, Shtip, Koçan, Dibër, Radovish, Berovë, Vinicë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 1.

Sot u regjistruan 268 pacientë të shëruar nga coronavirusi

Janë raportuar gjithsej 10 vdekje. 3 pacientë nga Shkupi (85, 70, 70), 2 pacientë nga Kavadari (90, 59) dhe nga 1 pacientë në Shtip (47), Veles (59), Koçan (79), Kumanovë (82) dhe Ohri (68).

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 107.163, numri i pacientëve të shëruar është 94.729, numri i vdekjeve është 3.195, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.239./Telegrafi/

The post Sot 10 viktima dhe 333 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy