minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Korridor për turizmin mes Greqisë dhe Britanisë së Madhe, të vaksinuarit do të hyjnë lirshëm - Struga.info


Korridor për turizmin mes Greqisë dhe Britanisë së Madhe, të vaksinuarit do të hyjnë lirshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korridor për turizmin mes Greqisë dhe Britanisë së Madhe, të vaksinuarit do të hyjnë lirshëm

Së shpejti, qytetarët e vaksinuar britanikë mund të udhëtojnë në Greqi pa asnjë kufizim, sipas ministrit grek të Turizmit, Haris Theoharis. Greqia ka hyrë në diskutime paraprake me Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me turizmin, deklaroi Theoharis dhe mund të lejojë udhëtarët e vaksinuar nga Britania e Madhe të hyjnë në Greqi këtë verë pa u testuar më parë për koronavirusin.

 

Ata do të kenë mundësinë të shmangin karantinën e detyruar, mjafton të paraqesin pasaportën e vaksinës. Aktualisht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin një test negativ për koronavirusin, brenda 72 orëve nga fluturimi i tyre. Përveç testit, vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar duhet gjithashtu të bëjnë një test të shpejtë pas mbërritjes në Greqi.

 

Advertisement

Shteti grek mirëpret rreth 4 milionë vizitorë nga Britania e Madhe çdo vit. Vendi mesdhetar shpreson që hapja e një korridori turistik me MB për verën do të nxisë zhvillimin ekonomik. Qipro ka arritur një marrëveshje të ngjashme me Izraelin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy