![PS korrigjon listën e kandidatëve për deputet](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/03/Kryesia-e-PS-4-660x450-1-587x400.jpeg)
Partia Socialiste ka bërë korigjimet e nevojshme në listat e kandidateve për deputet dhe i ka dorëzuar ato sërish në KQZ.
Institucioni që administron zgjedhjet, raporton Vizion Plus, i kishte kthyer prapa listat e PS sepse kishte probleme vecanërisht me ruajtjen e kuotës se 30% të femrave në listat edisa qarqeve.
Vecanërisht kjo ishte e dukshme për qarkun Elbasan. Këtë të premte PS ka bërë korigjimet e duhura dhe i ka dorëzuar sërish ato.
KQZ kishte kthyer për korigjim edhe listat e PD, sepse selia blu kishte dërguar mbi 200 kandidate në total nga 153 që është maksimumi i mundshëm.
Advertisement
Probleme kishin edhe disa parti të vogla ndërsa LSI ishte në rregull.
Advertisement