minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Maqedonia me mbi 100 mijë të shëruar nga COVID-19 - Struga.info


Maqedonia me mbi 100 mijë të shëruar nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, krahas 1.299 rasteve të reja po ashtu u raportua për 413 pacientë të shëruar dhe bën numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga COVID-19 të jetë mbi 100 mijë persona ose 100.250.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë infektuar gjithsej 118.736 pacientë me COVID-19, ndërsa 3.448 prej tyre kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoni ka 15.038 raste aktive me coronavirus, ndërsa numri është në rritje.

Ndryshe, nga 17 shkurti në Maqedoni nisi vaksinimi i punonjësve shëndetësorë me vaksinat e dhuruara. Pas personelit mjekësor, prioritet me vaksina do të kenë personat mbi 70 vjet./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedonia me mbi 100 mijë të shëruar nga COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy