minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Serbia arrin të blejë edhe medikamentin që kuron CoVid-19: Vendi i katërt në Europë - Struga.info


Serbia arrin të blejë edhe medikamentin që kuron CoVid-19: Vendi i katërt në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Serbia arrin të blejë edhe medikamentin që kuron CoVid-19: Vendi i katërt në Europë

Serbia ka njoftuar për blerjen e një medikamenti – regeneron – që konsiderohet shumë efektiv në luftën kundër CoVid-19 dhe që i përket grupit të antitrupave monoklonalë.

Lajmi është dhënë nga kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sanja Skodric në një intervistë televizive. Ajo ka shtuar se Serbia bëhet vendi i katërt në Europë që merr këtë medikament pas Gjermanisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke.

Sipas zyrtares serbe, efikasiteti i medikamentit është 95% dhe ai vlen për pacientë që nuk janë hospitalizuar ende duke shmangur përkeqësimin e tyre.

Në thelb kjo ndërhyrje ul presionin ndaj sistemit shëndetësor dhe medikamenti zëvendëson deri diku rolin e vaksinës.

Advertisement

Ajo ka konfirmuar se në prill ose maj pritet të mbërrijë një dërgesë tjetër e këtij medikamenti, çka e vendos Serbinë në krye të listës për menaxhimin e pandemisë, të paktën në këtë fazë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy