13 vite burg Naser Eshtrefin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Penale e Shkupit në rigjykimin e rastit “Angel Petrkovski” ka dënuar me 13 vite burg të akuzuarit Naser Eshtrefoi, apo një vit më pak se sa dënimi i parë i shpallur disa vite më parë.

Trupi gjykues e ka konstatuar vdekjen e Petkovskit si “vrasje të rëndë” dhe jo “vrasje me paramendim”, siç kërkonte pala mbrojtëse e Naserit. Prokuroria e dënoi Eshtrefin, sipas pretendime për vrasje me paramendim.

Mbrojtja së fundmi ka thënë se vepra është kryer pa paramendim dhe në vetëmbrojtje, ndërsa Eshtrefi kishte shprehur keqardhje për vdekjen e të riut Angel Petkovski, megjithëse kishte shtuar se vrasja ka ndodhur me armën, konkretisht thikën e Angelit pasi së bashku me babain e tij, kishin sulmuar dhe rrahur rëndë Naserin.

Ndryshe, vrasja e 20 vjeçarit Angel Petkovski shkaktoi revoltë të madhe te qytetarët maqedonas të lagjes Gjorçe Petrov, të cilët e vandalizuan disa qindra dyqane shqiptare të së njëjtës lagje.

Advertisement

13 vite burg Naser Eshtrefin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy