minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë proteste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme - Struga.info


Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë proteste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë proteste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut lidhur me vendimin e autoriteteve doganore në pikën kufitare “Deve Bair” për të mos lejuar hyrjen në vend të 920 libra për Qendrën Informative-Kulturore bullgare në vend.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, librat me titull “Këngë popullore bullgare nga Vëllezërit Milladinov” u transportuan nga shtetasi bullgar Viktor Stojanov, i cili, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, tregoi marrëveshje për doancion, me të cilën do të dorëzoheshin librat në Qendrën kulturore.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, përkundër pranisë së konsullit nga ambasada në Shkup në vendkalimin kufitar, autoritetet doganore thanë se kërkohej leja nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut, në përputhje me Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë së Veriut.

Me notën protestuese, Ambasada bullgare në Shkup kërkon shpjegime pse kërkohet leja për hyrjen e literaturës nga një shtet anëtar i BE-së dhe pretendon se një gjë e tillë nuk është e rregulluar askund dhe është absurde të ndodhë në vitin 2021 në një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE. Prej atje, shton korrespondenti i MIA-s në Sofje, ata deklarojnë se Komisioni Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtare në Shkup do të informohen për këtë.

Advertisement

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut ende nuk është deklaruar për notën protestuese e dërguar nga ana e Ambasadës bullgare.

The post Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë proteste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy