minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Basha anullon takimet elektorale në Fier pas vdekjes së Bashkim Finos - Struga.info


Basha anullon takimet elektorale në Fier pas vdekjes së Bashkim Finos

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha anullon takimet elektorale në Fier pas vdekjes së Bashkim Finos

Partia demokratike anulloi aktivitetet politike të parashikuara për tu zhvilluar këtë të hënë në qarkun e Fierit.

 

Basha , raporton Vizion Plus, kishte takime elektorale ditën e sotme në disa zona të Fierit, aty ku i ndjeri Fino ishte deputet e ku pritej të kandidonte sërish në 25 prill.

 

Advertisement

 

Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij.

 

Aktivitetet politike I kishte anulluar edhe mazhoranca, menjehere pas lajmit për ndarjen nga jeta të deputetit Fino, personalitet I njohur I PS.

Advertisement

 

Për nder të ish kryeministrit të Pajtimit Kombëtar, qeveria shqiptare vendosi që kjo e hënë të jetë ditë zie kombëtare në vendin tonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy