
New York-u ka legalizuar marijuanën për të rriturit duke u bërë vendi i 15 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që lejon përdorimin e lëndës narkotike.
Asambleja e shtetit të New York-ut votoi me 100 vota pro dhe 49 kundër për të miratuar projektligjin që i lejon individëve të zoterojnë një sasi të vogël, prej 80 gr kanabis. Droga do të shitet tek njerëzit mbi moshën 21 vjeç.
Advertisement
Legjislacioni gjithashtu siguron mbrojtje për diskriminimin e njerëzve të cilët përdorin marijuanën në ambientet publike si dhe në punë.
Advertisement