Fleta e votimit/ Kompania sllovene: Afati 12-22 prill, i pamundur për prodhimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fleta e votimit/ Kompania sllovene: Afati 12-22 prill, i pamundur për prodhimin

Sot, pritet qe Kolegji Zgjedhor të thotë fjalën e fundit se si do të jete fleta e votimit në 25 prill.

Gjyqtarët do të mblidhen pasdite për të vendosur nëse kandidatët do të përfaqësohen me numra, siç vendosi Komisioni i Ankesave, apo do të kenë emrat në fletën e votimit, siç kërkon opozita.

Kolegji Zgjedhor është hallka e fundit e vendimmarrjes, dhe me pas KQZ mund të nisë procedurën për prodhimin e fletës se votimit, raporton Vizion Plus.

Nga ana tjeter, kompania sllovene CETIS, që ka fituar tenderin për fletët e votimit i ka dërguar një letër KQZ, ku thekson se prodhimi i fletës kërkon më shumë se 10 ditë kohë.

Advertisement

Në këtë letër, kompania liston të gjitha problemet që duhen zgjidhur, duke theksuar se afati nga data 12 prill deri në 22 prill për të prodhuar dhe dorëzuar fletët e votimit është një mision i pamundur.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy