Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarka, pritet një përkeqësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike.
Moti parashikohet i vranët dhe intervale të shkurtra me diell në zonat e ulta dhe në bregdet. E gjithë dita do të ketë prezencë të reshjeve të shiut, por intensiteti më i lartë i tyre pritet të jetë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Advertisement
Në zonat malore veriore dhe verilindore do të ketë edhe reshje në formën e dëborës. Në fushën termike temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat minimale e rënie në vlerat e mesditës, nga 1 deri në 18 gradë Celcius.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.
Advertisement