
Lideri i opozitës ruse, Alexey Navalny u dërgua në një spital burgu. Transferimi i tij u vendos nga autoritetet kompetente ruse, pas alarmit që u dha se Navalny mund të humbte jetën shumë shpejt, nëse nuk merrte trajtim mjekësor.
Kritiku i Putin është në grevë urie, por sipas Shërbimit Penitenciar Rus, gjendja shëndetësore e tij është e kënaqshme.
Advertisement
Nëse shëndeti i tij përkeqësohet, janë paralajmëruar protesta në Rusi, ndërsa SHBA ka kërcënuar me masa të ashpra ndaj Moskës.