minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Në Shkup 149 shkelje të rregullave të komunikacionit, 43 për vozitje të shpejtë - Struga.info


Në Shkup 149 shkelje të rregullave të komunikacionit, 43 për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 149 masa në komunikacion, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 43, gjashtë sanksione për vozitje pa patentë shoferi, tri për vetura të paregjistruara.

Nga MPB sot informuan se janë shqiptuar shtatë sanksione për përdorim të telefonit celular, katër për mospërdorim të rripit të sigurisë, nëntë kundërvajtje për shoferë të motoçikletave, dy sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe) dhe 58 masa për vetura të regjistruara në mënyrë të paligjshme.

Kontrollet e përforcuara në komunikacion paralajmërojnë se vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjnë thirrje nga MPB-ja qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që të rritet siguria në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/

The post Në Shkup 149 shkelje të rregullave të komunikacionit, 43 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy