UNSHM nuk ka vendim për bojkot të mësimit, MASH apelon që nxënësit të mos mungojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas publikimit të informacionit në disa mediume, se nxënësit e disa shkollave të mesme janë organizuar që sot të bojkotojnë mësimin për shkak të digjitalizimit të librave, Unioni i Nxënësve të Shkolleve të Mesme (UNSHM) është distancuar nga këto aksione.

Nga UNSHM thonë se nuk kanë organizuar asnjë bojkot të mësimit, duke shtuar se ata janë grupe që manipulojnë me opinionin.

“Së pari duhet të themi se nuk ka nevojë për njoftime të tilla. Dixhitalizimi i librave shkollorë i referohet vetëm klasës IV, sipas informacionit tonë. Vetëm librat shkollorë të klasës IV do të jenë dixhitalë nga shtatori dhe do të kalojnë shumë vite para se të fillojë procesi i dixhitalizimit të materialeve mësimore në arsimin e mesëm. Qëndrimi ynë është që çdo student duhet të ketë të drejtën të zgjedhë se cilin në libër shkollor dëshiron të mësojë”.

“Por thirrjet e tilla për bojkot, i manipulojnë dhe dëmtojnë nxënësit e shkollave të mesme. Shumë nxënës sot janë manipuluar nga grupe të tilla pa ditur saktësisht se çfarë po bojkotohet ose kush e organizon atë, kështu që ne u bëjmë thirrje autoriteteve të arsimit të justifikojnë mungesat e tyre. Nxënës, ky bojkot është i rremë dhe i pakuptimtë”, thonë nga UNSHM.

Advertisement

Ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri apel që nxënësit të vazhdojnë me procesin arsimor, duke shtuar se mungesa në mësim është humbje e kohës dhe e dijes./Telegrafi/

UNSHM nuk ka vendim për bojkot të mësimit, MASH apelon që nxënësit të mos mungojnë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy