minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim nga paraburgimi për ish-krerët e UÇK-së - Struga.info


Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim nga paraburgimi për ish-krerët e UÇK-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim nga paraburgimi për ish-krerët e UÇK-së

Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së për lirim të përkohshëm nga paraburgimi.

Ky panel ka vendosur sot lidhur me apelet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Kransiqit dhe Rexhep Selimit kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm duke i hedhur të njëjtat poshtë.

Kjo nuk është hera e parë që katërshes së UÇK-së iu refuzohet kërkesa për lirim të parakohshëm, njofton Klan Kosova.

Edhe në fillim të këtij viti lirimi i tyre i parakohshëm ishte refuzuar me arsyetimin se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim.

Advertisement

Katër ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim në Hagë që nga fillimi i  muajit nëntor të vitit të kaluar nën akuzat për krime lufte që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy