
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën këtë të hënë duke dhënë lajmin se shumë shpejt biletat e autobusit nuk do të priten më dorazi.
Në “Facebook”, Rama tha se do të ketë një modul biletimi elektronik online në autobus, stacione e agjenci udhëtimi, përmes të cilit do të priten biletat nëpërmjet aplikacionit në celular dhe faqes online. Ky aplikacion, shtoi kryeministri, do të jetë falas.
“Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.
Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!
Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit
APLIKACIONI FALAS për:
Advertisement
520 linja
242 operatorë
2,282 mjete”