minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Autostrada që rrezikon sovranitetin territorial të Malit të Zi - Struga.info


Autostrada që rrezikon sovranitetin territorial të Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autostrada që rrezikon sovranitetin territorial të Malit të Zi

Autostrada e parë në Malin e Zi ka mbetur pezull. Me 40 ura dhe 90 tunele, ajo ishte parashikuar të ndërtohej me financimin e qeverisë kineze. Që prej nisjes, projekti është karakterizuar nga akuzat për korrupsion, vonesat dhe dëmet mjedisore. Sot, nga 170 kilometrat e planifikuara, vetëm 40 kanë përfunduar.

Autostrada është një nga më të shtrenjtat në botë dhe paratë për të vijnë nga një kredi që Mali i Zi ka marrë nga qeveria kineze.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet e mësipërme, qeveria në Podgoricë duket se e ka të vështirë ta shlyejë kredinë e marrë në vitin 2014, nën qeverinë e Milo Gjukanoviçit.

Para se Mali i Zi dhe Kina të nënshkruanin marrëveshjen, Banka Europiane e Investimeve dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar patën paralajmëruar se kjo ishte një ide e keqe.

Advertisement

Ekonomia malazeze e goditur nga pandemia, tani e ka të pamundur të gjenerojë paratë që do të shlyenin borxhin e marrë në Kinë.

Autostrata është planifikuar të lidhë portin e Barit në jug me kufirin me Serbinë në veri. Kontraktori kinez ka marrë punëtorët e vet, ndërsa nënkontraktorët kanë punësuar punëtorë të paligjshëm nga vendet fqinje, pa kontrata dhe pa sigurime shoqërore.

Shpesh, emri i presidentit aktual, më parë kryeministri që lidhi marrëveshjen, është përfolur për bashkëpunim me nënkontraktorët lokalë. Përveç kredisë së madhe të marrë nga kinezët, 400 milionë euro u janë dhënë edhe nënkontraktorëve. Për projektin janë dhënë pak detaje, duke e cilësuar një pjesë të madhe të tij sekret shtetëror.

Qeveria e re e Malit të Zi, e dalë nga zgjedhjet e vitit të kaluar, duhet të përballet me këtë barrë. Ministri i Jashtëm, Dritan Abazoviç, i ka shpresat te BE-ja.

Advertisement

“Jam më se i sigurt se do të gjejmë ndonjë zgjidhje për financimin nga institucionet evropiane”, është shprehur ai.

Kontrata e kredisë për autostradën ka disa pika të errëta. Kur nënshkroi huanë miliarda dollarë me Kinën, Mali i Zi ra dakord për disa kushte të çuditshme, si heqja dorë nga sovraniteti i pjesëve të caktuara të territorit në rast mosshlyerjeje.

Arbitrazhi në këtë skenar do të ndodhte në Kinë duke përdorur ligjet kineze. Dhe Kina e ka parashikuar këtë mundësi. Disa kanë frikë se Pekini i ka syrin portit të Barit.

Një koncesion afatgjatë i portit do t’i vinte përshtat nismës kineze “Belt and Road”, një projekt global i infrastrukturës për të hyrë në tregje.

Advertisement

Sikur të mos mjaftonin këto, autostrada e menaxhuar nga kinezët akuzohet se dëmton luginën e mbrojtur të lumit Tara. Grupet mjedisore thonë se që tani ka filluar të ndikojë në riprodhimin e peshkut në ujërat e lumit që mbrohet nga UNESCO.

Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, investimet kineze kanë ngadalësuar reformat që kërkon BE-ja. Ambiciet e projektit kinez “Belt&Road” nuk janë gjithmonë në përputhje me standardet e BE-së për qeverisjen e mirë, mbrojtjen e mjedisit, sundimin e ligjit dhe transparencën. Ndikimi i këtij projekti është kthyer në një pykë midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy