minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kosovarët “pushtojnë” Pogradecin - Struga.info


Kosovarët “pushtojnë” Pogradecin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosovarët “pushtojnë” Pogradecin

Ndonëse në kushte pandemie, qyteti i Pogradecit është gati për sezonin e ri turistik.

 

Një paketë ekstra është planifikuar nga autoritetet me qëllim që vizitorët për herë të parë, të shijojnë jo vetëm shumëllojshmërinë e kulinarisë pogradecare, por të njihen me trashëgiminë kulturore të zonës.

 

Advertisement

LORIDELA BEQARI

DREJTORESHE E KULTURËS, BASHKIA POGRADEC

“Jemi gati për sezonin turistik sigurisht kushtet e pandemisë janë përmirësuar. Kemi një avantazh tjetër përsa i përket këtij viti. Bashkia Pogradec është duke planifikuar kalendarin e 100 ditëve të verës që do të thotë turistët do të kenë mundësi të shijojnë jo vetëm ushqimin apo kulinarin pogradecare, por dhe aktivitete të cilat do të jenë në fokuse të ndryshme. Kulturore artistike etj. Pra një larmishmëri aktivitetesh që do të risin dhe hovin e turistëve në qytetin e Pogradecit.”

 

Advertisement

Një sezon pozitiv pritet dhe nga operatorët turistik, të cilët thonë se kanë filluar prenotimet e para nga turistë vendas e të huaj.

 

GRISELA CAPO

MENAXHERE

Advertisement

“Kemi filluar të mirëpresim turistët e parë jo vetëm shqiptarë, por dhe të huaj. Edhe pse kushte pandemie kemi pasur kërkesa dhe rezervime për muajit e verës, por dhe për tani. Pjesa më e madhe janë turistë vendas, por dhe të huaj.”

 

TONIN FRROKU – GAZETAR 

“Nëse ndodhesh në Pogradec sigurisht është e pamundur të largohesh nga qyteti në juglindje të vendit pa vizituar edhe Tushemishtin, Voloreken por dhe fshatin Lin.”

Advertisement

 

Zona këto që kanë tërhequr edhe turistët e parë për këtë vit.

 

“Mrekulli. Bukuritë natyrore. I gjithë Pogradeci kështu është. Prizreni.”

Advertisement

“Nga Kosova. Prishtina. Është hera e parë. Është shumë bukur. Driloni një, mrekulli e zotit.”

 

Edhe këtë vit, pritet që qyteti liqenor i Pogradecit të ketë një fluks vizitorësh nga Kosova, kjo pasi shumë vende të tjera vazhdojnë të jenë të izoluara nga koronavirusi.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy