
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në vendin tonë do të dominojë mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës do të kemi zhvillim të vranësirave deri mesatare.
Advertisement
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi dei në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat do të jenë nga 11gradë deri në 28 gradë Celcius.
Advertisement