
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi besimtarët sesi do të kryhet falja e Fitër Bajramit të enjten.
Në rrjetet sociale, KMSH u shpreh se falja do të nisë në orën 06:10 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.
“PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT
Data: 13.05.2021
AdvertisementDita: E enjte
Ora: 05:40-06:20
Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë
Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila
AdvertisementLexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj
Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu
Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica
Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz
AdvertisementHytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli”, shkruhet në postimin e KMSH.
Myslimanët festojnë të enjten Fitër Bajramin pas 30 ditëve të agjërimit, në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.