minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Borel thotë se nuk do të ketë ndarje mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në bisedimet për anëtarësim - Struga.info


Borel thotë se nuk do të ketë ndarje mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në bisedimet për anëtarësim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ekziston një mbështetje e fuqishme për nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe nuk ka përkrahje për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë në procesin për anëtarësim në BE”. Një mesazh i këtillë u dërgua sot nga Brukseli.

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me nënkryetarin e KE-së dhe përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borel.

“Më lejoni të theksoj shumë qartë: nuk ka mbështetje për “ndarje” – as në institucionet e BE-së, as mes vendeve – anëtare. Maqedonia e Veriut i realizoi kushtet e nevojshme për fillimin e negociatave për aderim dhe ngjashëm si Shqipëria, meriton të vazhdojë në fazën e ardhshme të procesit pa shtyrje”, tha Borel.

Zaev theksoiai dhe delegacioni kanë mision të qartë këto ditë në Bruksel, dhe kjo është ta përcjellin mesazhin e qytetarëve të Maqedonisë te përfaqësuesit e BE-së se është punuar vazhdimisht.

Advertisement

” Ne jemi të përkushtuar në vlerat e përbashkëta dhe në zbatimin e standardeve dhe kritereve të BE-së. Nuk duam më të rrimë dhe të presim. Duam të lëvizim para sepse kjo është rruga evropiane, mënyra evropiane. Ne jemi për lëvizshmëri, jo për mure!”, tha Zaev./Telegrafi/

The post Borel thotë se nuk do të ketë ndarje mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në bisedimet për anëtarësim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy