“Me fat që më ke dashur”! 32-vjeçari grek prek me fjalët e lamtumirës për bashkëshorten që e vranë grabitësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Me fat që më ke dashur”! 32-vjeçari grek prek me fjalët e lamtumirës për bashkëshorten që e vranë grabitësit

“Kam qenë me fat që të kam takuar, shumë me fat që më ke dashur, edhe më me fat që ke qenë nëna e fëmijës tim.

Lydia do të rritet pa nënën e saj të mrekullueshme, por Caroline, e cila ishte gëzimi i jetës, do të jetë me mua përgjithmonë përmes Lydia … “

Me këto fjalë i ka dhënë lamtumirën e fundit piloti grek 32-vjeçar bashkëshortes së tij 20-vjeçare, Caroline e cila u vra mizorisht nga grabitësit që u futën në shtëpinë e tyre.

Babis Anagnostopoulos, preku me fjalët e tij të pranishmit në ceremoninë mortore të 20-vjeçares në varrezat e Alonissos.

Advertisement

Ai mbërriti me helikopterin e kompanisë ku punon sot për t’i dhënë lamtumirën bashkëshortes, ndërsa në krah mbante foshnjën e tyre 11-muajshe.

Nëna e 20-vjeçares, Susan shoqëroi trupin e viktimës nga Athina në Alonissos, ndërsa i ati i cili vuan nga probleme shëndetësore, nuk mundi të jetë prezent. Në ceremoninë mortore gjithashtu morën pjesë të afërm dhe miq të viktimës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy