minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Maqedoni, për një javë janë regjistruar 674 raste të reja me COVID-19 - Struga.info


Maqedoni, për një javë janë regjistruar 674 raste të reja me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, gjatë periudhës 10 maj deri më 16 maj 2021, janë testuar 16.773 materiale në laboratore që është për 6.3% më shumë se java e kaluar dhe janë regjistruar 674 raste të reja me coronavirus në 31 qytete, që është për 48.3% më pak në krahasim me javën e kaluar.

Rezultimi pozitiv gjatë kësaj periudhe është mes 1.8 deri 7.2% ose mesatarisht 4.0%, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mosha më e prekur sërish është mosha mbi 60 vjet (240), pastaj vjen mosha 50-59 (114), mosha 30-39 (114), mosha 40-49 (111) dhe 20-29 (56). Më pak raste janë regjistruar te fëmijë e moshës 0-9 (6) dhe mosha 10-19 (33).

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 2.646 persona dhe po ashtu ka pasur 65 raste vdekje në 15 qytete, që është për 38.1% më pak se java e kaluar. Më së shumti vdekje ka pasur te mosha mbi 60 vjet ose 54 persona, më pak 7 persona janë të moshës 50-59, 1 person i moshës 40-49 dje 1 person i moshës 30-39./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Maqedoni, për një javë janë regjistruar 674 raste të reja me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy