minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Radovan Karaxhiçi transferohet në Britani për të vuajtur dënimin e tij - Struga.info


Radovan Karaxhiçi transferohet në Britani për të vuajtur dënimin e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Radovan Karaxhiçi transferohet në Britani për të vuajtur dënimin e tij

Radovan Karaxhiç u transferua të mërkurën nga Njësia e Paraburgimit e Kombeve të Bashkuara në Scheveningen në Hagë në Britani, tha për mediat boshnjake avokati i ish-presidentit serb të Bosnjës, Goran Petronijeviç.

Petronijeviç shtoi se ai kishte biseduar me Karaxhiçin shkurtimisht të mërkurën kur ai zbriti në Londër, por nuk ka informacione të mëtejshme mbi vendndodhjen e tij.

Gjykata e KB në Hagë e dënoi Karaxhiç me burgim të përjetshëm në mars 2019 për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica, përndjekjen e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë vendin gjatë kohës së luftës, terrorizimin e popullsisë së Sarajevës gjatë rrethimit të qytetit dhe marrjen peng të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara.

Karaxhiç e kundërshtoi vendimin nga Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë për ta dërguar atë në Britani për të vuajtur dënimin e tij, duke pretenduar se ai mund të bëhej shënjestër e një sulmi potencialisht vdekjeprurës nga të burgosurit e tjerë.

Advertisement

Ekipi i tij i mbrojtjes argumentoi se Karaxhiçi, 75 vjeç, “do të rrezikohej nga ekstremistët myslimanë”.

Ai tha gjithashtu se për ta mbajtur Karaxhiçin të sigurt nga sulmi, ai do të duhej të mbahej në kushte të ngjashme me izolimin.

Ai citoi një sulm në burgun Wakefield në Britani në vitin 2010 ndaj gjeneralit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Radislav Krstiç, të cilit tre të burgosur myslimanë i prenë fytyrën dhe qafë në qelinë e tij.

Krstic, i cili si Karaxhiçi u dënua për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica, u transferua përsëri në Holandë dhe më pas në një burg polak.

Advertisement

Megjithatë, gjykata e Kombeve të Bashkuara i rrëzoi kundërshtimet e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy