
Nga raporti i tremujorit të parë të vitit 2021, AKEP tregon se shqiptarët përdorën 55% më shumë internet krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare raporton se për 3 muaj në vendin tonë u përdorën 31.3 milionë gigabyte internet, mesatarisht, 5.5 gb për çdo përdorues të telefonisë në një muaj.
Rritje ka pësuar dhe përdorimi i thirrjeve telefonike, me 8.2% më shumë se tremujori i parë i 2020-s. Sipas AKEP, gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, çdo përdorues ka shfrytëzuar 184 minuta për thirrje telefonike.
Me ulje ka rezultuar shkëmbimi i SMS-ve, prej disa kohësh tashmë, zëvëndësuar nga aplikacionet në rrjet, përdorimi i SMS-ve ra me 32% nga tremujori i parë i 2021 me tremujorin e parë të 2020-s.
Vitin e shkuar, gjithashtu trafiku i internetit shënoi rritje në raport vjetor me vitin 2019. Lidhur kjo me zhvendosjen e punës dhe shkollës online si edhe koha e lirë në masë, si pasojë e karantinimit nga pandemia.
Sipas Autoritetit të Komunikimeve, viti i kaluar qe kulminant për rritjen e investimeve në fushën e telefonisë. Pritet edhe operimi i frekuencave 700 Mhz që do të ofrojë përdorimin e rrjetit 5G.