Të miturat s’i rezistojnë dot detit/ “Rrëmbejnë” makinën e prindërve, por përplasen me kamionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të miturat s’i rezistojnë dot detit/ “Rrëmbejnë” makinën e prindërve, por përplasen me kamionin

Dy fëmijë të mitur kishin dëshirë të madhe për t’u larë në det. Një vajzë 9-vjeçare dhe motra e saj e vogël, vetëm 4 vjeçe, morën makinën e prindërve për të finalizuar planin për t’u larë në det.

 

Por mjeti me të cilin udhëtonin ato u përplas me një kamion. Ngjarja e pazakontë ndodhi në California të SHBA-së.

 

Advertisement

Sipas mediave, dy vajzat dolën nga shtëpia rreth orës 3 të mëngjesit të së mërkurës kur prindërit e tyre ishin në gjumë. Nga aksidenti, vajzat dhe shoferi i kamionit morën vetëm plagë të lehta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy