minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Putin iu kërkon evropianëve të paguajnë me euro, jo dollarë - Struga.info


Putin iu kërkon evropianëve të paguajnë me euro, jo dollarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin iu kërkon evropianëve të paguajnë me euro, jo dollarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, iu bëri thirrje të premten vendeve evropiane që kur të blejnë gazin rus të paguajnë në euro dhe jo dollarë amerikan.

 

“Euro është plotësisht e pranueshme për ne për sa i takon pagesave të gazit”, tha Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.

 

Advertisement

Komentet e udhëheqësit rus bëhen një ditë pasi Ministria e Ekonomisë në Rusi njoftoi se po e largon dollarin nga Fondi i Pasurisë së saj Kombëtare dhe po e zëvendëson me monedha tjera.

 

Nga data 20 maj pjesa e dollarit në fond ishte ulur në zero për qind nga 35 sa ka qenë.

 

Advertisement

Ministri i Financave, Anton Siluanov, tha se euro do të përbëjë 40 për qind të fondit, 30 për qind juani i Kinës dhe 20 për qind ari.

 

Me nga 5 për qind do të bëjnë pjesë monedha britanike dhe ajo japoneze.

 

Advertisement

Ekspertët thonë se vendimi i fundit rus mund të jetë një sinjal për Shtetet e Bashkuara para takimit të Putinit me presidentin amerikan, Donald Trump më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

 

Takimi i paralajmëruar në Gjenevë pritet të mbahet në një periudhë të mosmarrëveshjeve të thella mes dy vendeve që përfshijnë të drejtat e njeriut, ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane si dhe situatën në Ukrainë dhe Bjellorusi.

 

Advertisement

Moska ka ulur rezervat e saj në dollarë që kur Perëndimi vendosi sanksione pas aneksimit të Krimesë në 2014./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy