Mosha e vaksinimit ulet në 50 vjeç/ Manastirliu: Nuk do ketë lehtësi masash të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mosha e vaksinimit ulet në 50 vjeç/ Manastirliu: Nuk do ketë lehtësi masash të tjera

Me mbërritjen e sasive të tjera të vaksinës kineze Sinovac është ulur fasha moshore. Nga kjo e hënë ka nisur vaksinimi i personave mbi 50 vjeç.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

Advertisement

 

“Ulja e grupmoshës deri në 50 vjeç duke filluar nga 59 vjeç dhe me poshtë garantohet nëpërmjet furnizimit të vazhdueshëm me vaksina. Deri tani ka mbi 1 mln vaksina dhe tashmë kemi kryer më shumë se 880 mijë, ku mbi 365 mijë kanë marrë dozën e dytë”

 

Ndërsa kërkesës së operatorëve turistikë për lehtësim të masave anticovid, ministrja Manastirliu u është përgjigjur negativisht duke cituar vendimin e fundit të komitetit të ekspertëve për shtyrjen e orës policore me 60 minuta nga data 1 korrik.

Advertisement

 

Eshtë e rëndësishme të vijojmë të respektojmë masat dhe do jetë komiteti teknik i ekspertëve që do vlerësojë masat në të ardhmenAshtu si kurse e dini kemi vepruar në një mënyrë shumë të kujdesshme, Komiteti ka vlerësuar në mënyrë periodike masat në fuqi, dhe sigurisht dhe situata epidemiologjike janë ato që na bëjnë që të rishikojmë masa, vlerësojmë kërkesat e biznesit dhe nevojat për të pasur orare të tjera, por i mbetet Komitetit të Ekspertëve, pasi virusi është këtu, nuk ka si të zhduket”

 

Me dozat e Pfizer, Sinovac, Sputnik V dhe Astrazeneca  janë kryer mbi 880, 912 vaksinime deri tani.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy