minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Partitë politike në Maqedoni afër arritjes së marrëveshjes për Kodin Zgjedhor - Struga.info


Partitë politike në Maqedoni afër arritjes së marrëveshjes për Kodin Zgjedhor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç raporton MIA, Ministria e Drejtësisë njofton se Grupi i punës për përgatitjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor i formuar nga Ministria e Drejtësisë është afër arritjes së marrëveshjes.

Ata theksojnë se ka mbetur edhe pak kohë për shkak se propozimi duhet të çohet në Kuvend, ndërsa sa i përket modelit zgjedhor, sfida kryesore është mënyra e zgjedhjes së kryetarëve të komunave, përkatësisht nëse do të zgjidhen në rreth të parë ose të dytë. Megjithatë, sipas informacioneve të partive politikë, për ndryshimin e mundshëm do të bisedohet në të ardhmen.

“Para disa muajve, Ministria e Drejtësisë formoi grup pune për përgatitjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, me qëllim që të përmbushen rekomandimet e OSBE-së, por edhe për t’u hapur diskutimi rreth çështjeve politike dhe ndryshimit të modelit zgjedhor. Sa i përket qëllimit të parë që është përmbushja e rekomandimeve të OSBE-së, grupi i punës është afër arritjes së marrëveshjes. Bëhet fjalë për përmbushjen e një pjesë të madhe të rekomandimeve të përfshira në Raportin përfundimtar të ODHIR për zgjedhjet parlamentare në vitin 2020”, thonë nga MD.

Sa i përket arritjes së konsensusit rreth çështjeve politike dhe ndryshimit të modelit zgjedhor, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve mbështesin qëndrimin se këshilltarët në komunë duhet të zgjidhen me lista të hapura.

Advertisement

“Megjithatë, sfida kryesore është mënyra e zgjedhjes së kryetarëve, përkatësisht nëse duhet të zgjidhen në rreth të parë ose në rreth të dytë”, theksojnë nga MD.

Ndryshe, pjesa më e madhe e ndryshimeve zgjedhore Kodin Zgjedhor u harmonizuan me rekomandimet e OSBE-së në pjesën e kandidimit, fushatës zgjedhore, financimit të fushatës zgjedhore dhe mbrojtjen e të drejtës së votës./Telegrafi/

The post Partitë politike në Maqedoni afër arritjes së marrëveshjes për Kodin Zgjedhor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy