
Të paktën një person ka vdekur dhe 51 të tjerë janë të zhdukur pas shembjes brenda natës të një ndërtese banimi 12-katëshe në veri të Miami, Florida, thanë zyrtarët.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar dhe ia kanë dalë të nxjerrin të gjallë deri tani 35 persona, mes të cilëve edhe një djalë të vogël.
Advertisement
Por është e paqartë sesa njerëz ishin brenda në ndërtesë në kohën kur ndodhi ngjarja dhe cili mund të jetë fati i tyre.
“Ne jemi duke u përgatitur për lajme të këqija, duke pasur parasysh shkatërrimin që po shohim”, tha Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis.
Advertisement