
Nga përmbytja e anijes në brigjet e Jemenit mund të kenë humbur jetën rreth 300 emigrantë, thotë një zyrtar i OKB-së.
Koordinatori humanitar i Kombeve të Bashkuara, David Gressly nuk dha detaje, por duket se këtyre shifrave i referohej një incidenti në të cilin trupat e pajetë u gjenden në Rasa al-Arah në bregdetin e Detit të Kuq të Jemenit këtë muaj, pasi një anije emigrantësh u fundos në det të hapur.
Advertisement
“Ne e dimë që ishte një anije që sillte migrantë dhe që u përmbys, ndoshta 200 ose 300 njerëz mund të kenë humbur, nuk e dimë numrin”, tha ai.