Më në fund pak freski!/ Ikën i nxehti afrikan, ulje temperaturash për fundjavën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më në fund pak freski!/ Ikën i nxehti afrikan, ulje temperaturash për fundjavën

Kjo javë ishte përvëluese, për shkak të të nxehtit afrikan që goditi vendin.

 

Por Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditët e nxehta morën fund, të paktën përkohësisht.

 

Advertisement

Fundjava parashikohet të jetë më e freskët, me temperature më të ulëta.

 

“Masat ajrore të nxehta që prej ditësh kanë qenë prezente mbi vendin tonë gradualisht do të tërhiqen. Temperaturat do të pësojnë renie në vlerat maksimale kryesisht ditën e shtunë dhe të dielë. Për 3 ditët në vijim moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Era përgjithësisht do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi  mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy