
Dalin të tjera detaje për lëndën narkotike të kapur këtë të shtunë në Portin e Durrësit.
17 kg heroinë ishin fshehur në sabratorin e një kamioni dhe po udhëtonte drejt Malit të Zi, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Advertisement
Aty autoritetet nisën të dyshonin dhe e kaluan kamionin për kontroll në vijën e dytë.
Kontrolli më i specializuar u krye në Portin e Durrësit, ku u gjet lënda narkotike e mbështjellë me natriban.
Advertisement
Ajo ishte e ndarë në 34 pako dhe po të hidhej në treg, kapte vlerën e 300 mijë eurove. Efektivët vunë në pranga shoferin e kamionit.