
Efektivët e Korçës goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit ra në pranga një 69-vjeçar (Robert Naslazi) dhe u shpall në kërkim një 35-vjeçar.
Këta të dy, në bashkëpunim edhe me një përgjegjës të OSHEE, që u vu nën hetim, kultivonin drogë në një magazinë.
Advertisement
Kur uniformat blu shkuan për kontroll në magazinë, 35-vjeçar i vuri flakën ambientit, që të eliminonte provat materiale dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në kërkim të tij.