
Dy të dyshuar të tjerë, të dy të mitur, u arrestuan të premten si pjesë e një hetimi për vrasjen e një të riu homoseksual në Spanjë.
Gjithsej deri tani autoritetet kanë vënë në pranga gjashtë persona të dyshuar. Askush nga të dyshuarit nuk e njihte viktimën, sipas policisë.
Advertisement
Infermieri 24-vjeçar Samuel Louise u rrah për vdekje javën e kaluar, ngjarje që tronditi Spanjën dhe ngriti qytetarët në protestë.
Aktualisht, autoritetet nuk e karakterizojnë krimin si “homofobik”, por konsiderojnë se të gjitha mundësitë janë të hapura.
Advertisement