
Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është vënë nën hetim nga Policia e Durrësit.
Ai akuzohet se në lokalin e tij në Durrës vijonte muzikën pas orës 22.00, pavarësisht masave kufizuese të vëna nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Advertisement
Nga policia u procedua penalisht edhe administratori i lokalit. Ndërsa për dy subjekte të tjera u vendos masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.